Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministrat e Kurtit, me 0 e deri në vetëm 5 % investime kapitale në gjysmën e 2023-tës

    03/08/2023 09:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Faton Peci dhe Arben Vitija janë dy ministrat më të dobët të Qeverisë Kurti sa i përket realizimit të investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të 2023-ës. Peci, që drejton Ministrinë e Bujqësisë, nuk e ka shpenzuar as edhe 1 % të buxhetit për investime kapitale. Kurse Vitija, që udhëheq me një sektor mjaft të ndjeshëm, atë të Shëndetësisë, ka shpenzuar pos 2 % të buxhetit për investime kapitale

    Shteti në gjysmën e parë të vitit ka shpenzuar në total vetëm 150 milionë euro apo 18 % të buxhetit prej 844 milionë euro, sa ishte planifikuar për investime kapitale. Të dhënat janë paraqitur raportin e Thesarit, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

    E dobët në investime kapitale është kallxuar edhe Ministria e Ekonomisë, dikasteri i Artane Rizvaollit, duke shpenzuar pos 4 % të buxhetit për projekte.  5 % të buxhetit e kanë shpenzuar për investime kapitale Ministria e Drejtësisë, ajo e Financave dhe Ministria e Kulturës

    10 % të buxhetit të saj e ka çuar për investime kapitale Ministria e Tregtisë, kurse 11 % ajo për Zhvillim Rajonal.

    14 % të buxhetit të saj e ka çuar për investime kapitale Ministria e Arsimit, e lideruar nga Arbërie Nagavci dhe 16 % Ministria e Infrastrukturës, e cila drejtohet prej Liburn Aliut.

    Ajo çka bie në sy janë investime kapitale të realizuara nga katër ministri, raporton “Front Online”.

    Ministria e Kthimit e ka shpenzuar 21 % të buxhetit nga janari e deri në qershor për investime kapitale, kurse ajo e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Xhelal Sveçla, 23 %.

    Ministria e Mbrojtjes ka realizuar 50 % të investimeve kapitale në këtë periudhë dhe Ministria e Punëve të Jashtme 59 %.

    Dy institucionet tjera, Kuvendi dhe SHSKUK, kanë shpenzuar 15 % përkatësisht 12 sosh për investime kapitale.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria shton dy projektligje në planin legjislativ 2023, shtynë disa tjera për vitin e ardhshëm

    Hapet thirrja për aplikim për grante 2023

    Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.