Kryeministri Albin Kurti tha veprimtari dhe intelektuali Adem Demaçi ishte i jashtëzakonshëm dhe unik.
Në 5-vjetorin e vdekjes së Demaçit, Kurti pasi bëri homaxhe së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, tha se janë krenarë të gjithë ata që e njohën e që punuan me të.
Kurti tha se udhëzimet e Demaçit e mbushin me përgjegjësi e vetëbesim.
“Vendosëm lule të freskëta te varri i veprimtarit Adem Demaçi, jemi këtu në përkujtim të njeriut të jashtëzakonshëm dhe unik të populli shqiptar”, tha Kurti.
“Sigurisht që kemi pikëllim dhe mallëngjim që nuk e kemi më bacën Adem, por edhe kemi krenari e mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, e që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, idetë dhe udhëzimet e tij na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim njëkohësisht”, tha kryeministri.