Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ik injorante”, “Nuk di kurrgjë”, Gashi dhe Avdiu përplasen në studio, ndërhyn moderatori

    18/07/2023 22:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një përplasje në studio televizive ka ndodhur sonte mes analistit Shkëlzen Gashit dhe analistes, Zana Avdiu.

    Fillimisht, Gashi tregoi se nuk i ka dëgjuar audio-incizimet e publikuar ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

    Prandaj, ai nuk i komentoi dhe shtroi disa pyetje pasi përball kishte deputeten e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila hodhi kritika ndaj pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje

    Megjithatë, Avdiu sugjeroi që “mos të merremi me interpretimet e Xenit” pasi ai sipas saj, në shumicën e kohës nuk di kurrgjë.

    “Në shumicën e kohës, Xeni flet qeshtu sende që s’i di, s’di kurrë kurrgjë, edhe flet qysh po flet në këtë rast. Kisha dashur të mos merremi me interpretimet e Xenit. Se vetë tregoi që nu ki ka dëgjuar, qysh flet në shumicën e rasteve që nuk i di. Ose fokusohemi përgjigjeni në pyetje, ose kalojmë në tema që Xeni i di, nëse i di”, tha ajo në Pressing të T7.

    Më tej, Avdiut iu kundërpërgjigj Gashi, i cili e quajti atë injoronte, transmeton Paparaci.

    “Po du me i thonë se është shumë injorante. Kam pasur problem, kemi ardhur. Para se me të shti ty në studio duhet me ta bo testin e inteligjencës. Ik se të shpërfilli komplet, injorante”, tha ai, për çka çoi në ndërhyrjen e autorit të Pressing, Leonard Kerçuki.

    Gazetari Kerçuki kërkoi nga të dy të lartpërmendurit që të kalojnë në tema tjera për t’i diskutuar në studio.

    Nga ana tjetër, Avdiu sërish hodhi kritika ndaj Gashit, i cili më nuk iu përgjigj asaj.

    “Kjo dëshmon që ti s’di për shumicën e temave që flet”, shtoi Avdiu.

    Artikuj të ngjashëm

    “Do të duhej të përballeshe, bashkë me mu”: Haxhiu s’pranoi debat me Grudën, moment i sikletshëm në studio

    Zana Avdiu bën thirrje për nuset e reja: “Mos u vishni me dimija e dallama”

    Avdiu: Në shoqërinë tonë gjatë ramazanit gratë gatuajnë e burrat flejnë deri në iftar

    Të Fundit

    Miftaraj: 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, pakujdesi dhe amatorizëm

    Aktakuzë ndaj kosovarit, udhëhiqte një organizatë terroriste në Zvicër

    Publikohen pamje të reja të të riut nga Lipjani para arrestimit

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    Rihapet pika kufitare në Han të Elezit pas mbylljes për shkak të zjarreve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.