Klubi anglez, Brighton ka refuzuar ofertën e dytë me radhë të Chelseat për mesfushorin Moises Caicedo.
Brighton mbetet i palëkundur në dëshirën e tyre për të mos shitur mesfushorin Caicedo, ose të paktën dëshiron të bëjë këtë për një transferim rekord.
Kjo pasi klubi i Ligës Premier ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Chelseat për 21-vjeçarin e talentuar.
Sipas mediumit Sky Sport News, Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për Caicedo, por edhe kjo ofertë është refuzuar, pasi Brighton beson se ylli i tyre vlen po aq sa Declan Rice.
BREAKING: Brighton have rejected a bid of £70m from Chelsea for midfielder Moisés Caicedo 🔵
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 18, 2023
Brighton are believed to value Caicedo in the same bracket as Declan Rice 💰 pic.twitter.com/ZcCLZoizeo
Chelsea është ende e interesuar për transferimin e 21-vjeçarit pas zgjedhjeve të pakta në mesfushë, por dëshiron marrëveshje me Brightonin, pasi kushtet personale me lojtarin nuk pritet të jenë një çështje.
Blutë po mendojnë tani të kthehen me një ofertë tjetër, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Brighton refuzoi dy oferta nga Arsenali në janar, më e madhja prej të cilave ishte 80 milionë euro.