Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çfarë do të hetojë Instituti për Krime lufte, përplasje e ashpër mes Abelard Tahirit dhe Albulena Haxhiut

    15/07/2023 13:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri lidhur antikombëtar me deklaratat se votimi i Ligjit për Institutin për krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt.

    Haxhiu tha se ka qenë Tahiri që sa ishte ministër i Drejtësisë e kishte mbyllur këtë Institut.

    “Deputeti me shurdhues paska thënë se votimi për Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt antikombëtar. I njëjti gjatë kohës sa ishte Ministër i Drejtësisë kishte mbyllur Institutin, në vend të fuqizimit të tij. Pra konsistenca e tij vazhdon. Përveç kësaj, nuk njihet për asnjë veprim serioz në adresim të krimeve të luftës. Ishin pikërisht këta që para 10 viteve i amnistuan kriminelët serb të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Madje pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

    Tutje Haxhiu e  ka quajtur Tahirin “deputet me shurdhues”.

    Në ndërkohë, Abelard Tahiri dje ka kërkuar sqarime për sa i përket disa çështjeve që pritet të trajtohen me miratimin e këtij Ligji.

    “Kryeministri i koalicionit zdraVo, në postimin e tij për ligjin për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, i gënjen hapur qytetarët për shtrirjen kohore të këtij ligji. Ai thotë se Instituti do të adresojë krimet gjatë luftës së vitit 1998-1999, por nuk e përmend pikën 2 të nenit 2 të ligjit që thotë se “hulumtimi do të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, jo më vonë se me datën 31 dhjetor, 2000”.Qershori i 1999-tës është muaji i çlirimit të Kosovës me largimin e të gjitha forcave policore e ushtarake të Serbisë, që shënon edhe fundin e luftës. Çfarë krimesh pretendohet të hulumtohen deri në dhjetor të 2000-tës, e që qenkan të ndërlidhura me luftën? Kush i ka bërë ato krime? Ku është kuptimi i kësaj marrëzie antihistorike? Si ka mundësi që interesat e Serbisë të gjejnë akomodim kaq brutal brenda ligjeve tona?”, ka shkruar Tahiri dje në një postim në “Facebook”.

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu: Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare, ja kur hyn në fuqi

    “Pse nuk u tërhoqet pasi nuk i kishit votat?” momenti kur gazetarja në Shqipëri e vë në siklet Albulena Haxhiun

    Reagon Albulena Haxhiu: Pacollit detyrohemi t’ia kthejmë paratë e tij, s’ka teori që ai ta marrë pronësinë e Grandit

    Të Fundit

    Pas zjarreve në Istog, reagon Ukë Blakaj kandidat për kryetar të komunës së Istogut

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.