Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve më i madh në maj 2023, krahasuar me një vit më parë

    14/07/2023 22:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin maj 2023.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se në muajin maj 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 976, ose 4,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 295 287, ose 13,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022).

    Ndërkohë në transportin hekurudhor, në muajin maj 2023 numri i udhëtarëve ishte  7 123 apo  3,9% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 910, ose 6,4 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte  3 111 477, ose 1,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022)”, thuhet në njoftim.

    “Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 472 512, ose 0,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 281 887, ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022)”.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet një turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantoi leje qëndrim të falsifikuar

    Hapet linja ajrore direkte Tel Aviv-Tiranë

    Aeroporti i Prishtinës sot feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.