Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka fajësuar pushtetin për përleshjen e sotme në Kuvend.
Në një prononcim para gazetarëve, ajo ka thënë se gjuajtja e kryeministrit me ujë është veprim demokratike.
“Deputeti e ka gjuajtur me ujë, nuk është sulmuar Kurti, por deputetët janë sulmuar nga zëvendësministrat dhe ministrat e Qeverisë Kurti”, ka thënë ajo.
“Gjuajtja e kryeministrit me ujë është një veprim demokratik. Nuk na vjen mirë për pamjet që janë krijuar, por kemi parë reagimin e ministrave të pushtetit, këta kanë qenë nxitës të dhunës”, ka shtuar ajo.