Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Stoltenberg: Ne e ruajmë Kosovën, kemi shtuar trupat

    11/07/2023 20:56
    Press briefing by NATO Secretary General Jens Stoltenberg following an extraordinary meeting of the North Atlantic Council
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka folur të martën për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

    Në çeljen e Samitit të NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Stoltenberg bëri thirrje për de-përshkallëzim të gjendjes, kjo duke i thirrur palët siç i quan ai Kosovën e Serbinë, që të përmbahen nga veprimet që sipas norvegjezit mund të rrisin tensionet në rajon.

    “NATO është prezente në Kosovë dhe ne kemi forcat e KFOR-it atje të cilat janë aty të sigurojnë sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë aty. Ne po zbatojmë mandatin që e kemi nga OKB, në mënyrë të paanshme. NATO-ja ka rritur numrin e trupave në Kosovë, duke shtuar disa qindra trupa për shkak të jo stabilitetit dhe dhunës e tensioneve që i kemi parë këtyre javëve të fundit”, tha sekretari gjeneral i NATO-s

    Kur u pyet se a është gati të takoj presidentin e Serbisë, Stoltenberg, shprehu gatishmërinë për një gjë të tillë. Aleksandër Vuçiq, më 6 korrik, tha se pas Samitit do t’i kërkojë takim urgjent sekretarit gjeneral të NATO-s.

    Situata e krijuar në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, dhe në përgjithësi në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, po shqetëson presidentin e Malit të Zi, vend anëtar i aleancës.

    “Jemi të shqetësuar me situatën dhe tensionet në veri të Kosovës. Ne plotësisht e përkrahim de-përshkallëzimin e konfliktit dhe dialogun mes Prishtinës e Beogradit, në kuadër të platformës që për momentin e ka prezantuar Bashkimi Evropian (BE)”,theksoi kryetari i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

    BE-ja, ka një plan tre pikësh që u ka prezantuar Kosovës dhe Serbisë, si udhërrëfyes për shtensionimin e situatës. Kërkohet tërheqja e protestueseve përreth godinave komunale, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, pastaj largimi i njësive speciale policore po nga këto ndërtesa; kryetarët aktualë të ushtrojnë detyrën nga ambiente alternative, shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve dhe kthim në dialog.

    Artikuj të ngjashëm

    Stoltenberg ia ka dorëzuar detyrën sekretarit të ri të NATO’s, Zemaj e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

    “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

    Shefi i NATO-s kërkon kosto për Kinën për shkak të mbështetjes së Rusisë

    Të Fundit

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.