Ekipit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar edhe Dardane Kryeziu Bajgora – përkthyese e Gjuhës Perse në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo.
Znj. Kryeziu Bajgora do të asistojë në përkthimin e kolegëve afganë që janë strehuar në Kosovë që nga janari i këtij viti.
“Journalists in Residence – Kosovo”, është program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt, si dhe implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.