Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Macron premton “reagime thelbësore” pas trazirave

    05/07/2023 12:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një javë pas vdekjes së adoleshentit Nahal Franca u trondit nga veprime të dhunshme. Zemërimi drejtohet kundër shtetit. Presidenti Emmanuel Macron po kërkon zgjidhje të përhershme.

    Ne na duhen “reagime dhe përgjigje thelbësore” tha presidenti francez Emanuel Makron pas ditëve të trazirave në vend. Në një takim me rreth 250 kryebashkiakë të qyteteve të prekura më tepër nga shpërthimi i dhunës, Makroni tha se gjërat që ishin praktikuar për dekada me radhë nuk duhet të përsëriten. I nevojshëme është një “reagim që t’i përgjigjet nivelit të asaj që përjetuam” – tha Makroni, i cili kërkoi që sfondi i ngjarjeve të fundit të “analizohet në detaje”.

    Duke ju referuar protestuesve që janë kryesisht të mitur, Macron njoftoi se proceset gjyqësore do të zhvillohen më të shpejt. Po ashtu prindërit e të rinjve që kanë kryer krime do të “shoqërohen më mirë” nga punonjës të specializuar njëra anë dhe do të sanksionohen më me vendosmëri nga ana tjetër. Trazirat arritën kulmin, tha Presidenti, megjithëse në ditët dhe javët në vijim kërkohet ende kujdes. Ruajtja e përhershme e rendit ka prioritetin më të lartë, tha Makroni.

    Zemërim ndaj shtetit

    Pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel nga një plumb policie gjatë një kontrolli trafiku të martën javën e kaluar, Franca u trondit nga trazira të rënda. Në të gjithë vendin pati plaçkitje të përsëritura, zjarrvënie dhe konfrontime të dhunshme midis oficerëve të policisë dhe vandalëve. Deri tani janë arrestuar rreth 3,500 vetë. Prej akteve të dhunës dhe vandalizimit u dogjën më shumë se 12.000 automjete, u sulmuan, grabitën ose iu vu zjarri rreth 1.100 ndërtesave, ndër to shumë bashki dhe më shumë se 200 rajone policie.

    Zemërimi, veçanërisht i shumë të rinjve nga zonat e lëna pas dore të qyteteve, drejtohej ndaj simboleve të Republikës Franceze, prandaj shpesh objekt i sulmeve të tyre ishin bashkitë dhe komisariatet e policisë.

    Ndërkohë janë bërë të njohura shifrat e para për masën e dëmeve për zonën e Parisit. Sipas një vlerësimi fillestar të shoqërive të transportit dëmi është “të paktën 20 milionë euro”.

    Situata tani është qetësuar disi dhe  në shumë qytete para bashkive ka pasur edhe tubime solidariteti me kryetarët e bashkive. Megjithatë në të gjithë Francën janë ende në gjendje gatishmërie mijëra policë./DW/

    Artikuj të ngjashëm

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    “I dashur Aleksander, miq serbë” Macron me një shënim në “X” pas kthimit në Paris nga Beogradi

    Macron nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht

    Të Fundit

    Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

    INCIDENT NË MALIN E KORABIT, dy persona evakuohen me helikopter pas helmimit bga bimët helmuese

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, raportohet se IPK ka suspenduar pesë policë

    Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.