Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Gjendet kokainë në Shtëpinë e Bardhë, alarmohet Shërbimi Sekret Amerikan

    04/07/2023 21:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë dhe kjo ka shkaktuar alarm në mesin e agjencive të inteligjencës në vend.

    Siç raporton Washington Post, Shërbimi Sekret po heton një substancë të dyshimtë që çoi në një evakuim të shkurtër kur u pa brenda Shtëpisë së Bardhë të dielën mbrëma.

    Substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi pozitive për kokainë, sipas rezultateve paraprake të testeve të bëra. WP citon një oficer që ka dijeni rreth hetimit.

    Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar se çfarë është.

    Në të njëjtën kohë, autoritetet po shqyrtojnë se si u fut substanca në Shtëpinë e Bardhë.

    Zbulimi i substancës ka vënë shërbimet në gatishmëri të shtuar të sigurisë, ndërsa ka pasur edhe evakuim emergjent të zonës. Presidenti Biden, sipas raportimeve, nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në kur u krye operacioni.

    Nuk ka detaje se ku u gjet saktësisht substanca dhe si ishte paketuar. Guglielmi deklaroi vetëm se u gjet nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret me uniformë, të cilët po kryenin patrullimet rutinë të godinës./A2CNN

    Artikuj të ngjashëm

    Tre shqiptarë dënohen me burgim, tentuan të fusnin 139 kilogramë kokainë përmes kontinierëve të bananeve

    Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t’i tërheqë forcat e saj, kjo është gjë e mirë

    Shtëpia e Bardhë thekson mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën mes bllokimit të ndihmës financiare

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.