Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Macron porosit prindërit t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

    30/06/2023 18:41
    Press Conference of Emmanuel Macron President of the French Republic, Italy-France Summit in Naples, February on 27,2020 (Photo by Paolo Manzo/NurPhoto via Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, u kërkoi prindërve të premten që t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi dhe propozoi kufizime në media sociale për të shuar trazirat që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeçar.

    Protestat kanë rezultuar deri më tani me arrestimin e rreth 900 personave.

    Pas një takimi të dytë krize me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një “rol të konsiderueshëm” në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

    Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për “heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme”.

    Ai nuk specifikoi përmbajtjen që kishte në mendje, por tha se pret një “frymë përgjegjësie nga këto platforma”.

    Autoritetet franceze planifikojnë gjithashtu të kërkojnë, kur është “e dobishme”, identitetet “e atyre që përdorin këto rrjete sociale për të thirrur për trazira ose për të përkeqësuar dhunën”, tha presidenti francez.

    Macron tha se një e treta e individëve të arrestuar të enjten mbrëma ishin “të rinj, ndonjëherë shumë të rinj” dhe se “është përgjegjësi e prindërve” që t’i mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

    Deklaratat e liderit francez pasuan natën e tretë të trazirave në të gjithë Francën që kur një oficer policie qëlloi dhe vrau adoleshentin të martën në periferi të Parisit.

    Protestuesit ngritën barrikada, ndezën zjarre dhe qëlluan me fishekzjarrë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe granata trullosëse.

    Policia tha se të paktën 200 policë janë plagosur.

    Qeveria e Macronit ka vendosur 40.000 oficerë për të rivendosur rendin dhe për të bërë arrestime për sjelljen që ai e përshkroi si “të papranueshme dhe të pajustifikueshme”.

    Macron nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, një taktikë e përdorur nga një qeveri e mëparshme franceze në vitin 2005 për të shuar trazirat pas vdekjes aksidentale të dy djemve ndërsa ata iknin nga policia./REL

    Artikuj të ngjashëm

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    “I dashur Aleksander, miq serbë” Macron me një shënim në “X” pas kthimit në Paris nga Beogradi

    Macron nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht

    Të Fundit

    Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

    INCIDENT NË MALIN E KORABIT, dy persona evakuohen me helikopter pas helmimit bga bimët helmuese

    Vdekja e 27 vjeçarit në Lipjan, raportohet se IPK ka suspenduar pesë policë

    Erdhëm për të dehur, gjetëm një të vdekur” – Mjekja rrëfen momentin kur e gjeti Agon Zejnullahun të prangosur e pa shenja jete

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.