Milani ka konfirmuar nënshkrimin e Marco Sportiellos si lojtar i lirë.
Portieri italian do të mbajë fanellën me numër 57.
Sportiello iu nënshtrua testeve mjekësore me kuqezinjtë të martën dhe tani është zyrtarizuar transferimi i tij.
Kontrata e tij me Atalantën skadon më 30 qershor.
“AC Milan ka kënaqësin të njoftojë ardhjen e Marco Sportiello më 1 korrik 2023. Portieri italian ka nënshkruar me klubin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.