Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Si u arrestua i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve, gjithçka që dihet deri tani

    26/06/2023 08:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Islamaj, pasi vëllezërit Blerimi dhe Haxhiu u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

    Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj.

    Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.

    Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.

    Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.

    Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.

    E për t’u dorëzuar, i dyshuari kishte një kërkesë ndaj zyrtarëve policor. I dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për t’u trajtuar.

    Lajmin për arrestim për Gazetën Demos e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë.

    Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.

    “Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistimi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.

    Artikuj të ngjashëm

    Si ndodhi plagosja e së premtes në Prishtinë?

    Vrasja e gruas në Pejë: Arrestohet i dyshuari, i sekuestrohet arma

    Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, Prokuroria ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për dy të miturit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.