Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shkatërrohen gurët 7000-vjeçar për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre tregtare në Francë

    12/06/2023 07:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth 40 pllaka guri të drejtë, që mendohet se janë ngritur 7000 vjet më parë, janë shkatërruar pranë një vendi të famshëm arkeologjik në veri-perëndim të Francës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të qendrës tregtare ” French DYI”, ka zbuluar një historian i zemëruar francez.

    Gurët në Carnac ishin midis 50-100 centimetra të larta dhe ndodheshin afër zonave kryesore shumë të mbrojtura të një prej atraksioneve turistike parahistorike më të mëdha dhe më misterioze të Evropës, raporton france24.

    “Vendi është shkatërruar”, tha arkeologu Christian Obeltz, pasi zbuloi se tashmë është pastruar zona arkeologjike.

    Ai beson se 39 gurë në këmbë, të njohur si menhir, janë humbur, duke e vlerësuar moshën e tyre rreth 7000 vjeçare, bazuar në analizat që u janë kryer gurëve.

    Kryebashkiaku Olivier Lepick tha se “ndoqi ligjin” dhe vuri në dukje “vlerën e ulët arkeologjike” të sendeve të gjetura gjatë kontrolleve përpara fillimit të procesit të ndërtimit. Toka nuk ndodhet në një zonë të mbrojtur dhe ishte e destinuar për përdorim komercial, shtoi ai.

    Carnac është i famshëm për fushat e gjera të megaliteve prej guri që qëndrojnë në rreshta të gjatë pranë bregut të Atlantikut.

    Janë rreth 30 mijë prej tyre në dy zona kryesore të mbrojtura që shtrihen për më shumë se gjashtë kilometra. Besohet se gurët kishin një funksion të shenjtë dhe funeral, megjithëse ka teori të ndryshme. 

    Artikuj të ngjashëm

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Macroni e Putini bisedojnë për Iranin, në telefonatën e parë në tre vjet

    Një nxënës i vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë franceze

    Të Fundit

    Osmani: Javën tjetër i drejtohem Kushtetueses, nëse s’respektohet afati 30 ditor duhet të ketë pasoja juridike

    Osmani: ShBA-ja e njeh Kosovën si aleate, u rikonfirmua mbështetja

    Osmani: Unë u pyeta për deklaratat konkrete, gjithçka ishte në vlerësim pozitiv për Donald Trump

    Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, i njoftova menjëherë aleatët

    Ky është vendi ku Engji dhe burri i saj e zgjodhën për “Muajin e Mjaltit” -PAMJE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.