Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, me ç’rast do të shqyrtohen 21 pika të cilat janë në rend të ditës.
Ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe Projektligji për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.