Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drecun: Kurti ka marrë paralajmërim nga SHBA por mungojnë sanksionet

    02/06/2023 11:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-analisti ushtarak i Millosheviqit, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, ka thënë se “nuk ka dyshim se populli serb është i vendosur për t’i dhënë fund terrorit që po bëhet nga Prishtina dhe për ta kthyer situatën në një gjendje paraprake”, raporton televizioni publik serb RTS.

    “KFOR-i e ka shtuar praninë e tij, por ne shohim se pjesëtarët e njësisë speciale “parapolicore” janë në ndërtesat komunale dhe se Prishtina nuk tregon vullnet për t’i kthyer në bazat e tyre në jug të Ibrit”, ankohet Drecun.

    Shohim edhe disa veprime shtesë të shqiptarëve, siç është tubimi në Mitrovicën e Jugut, thotë ai

    “Serbët do të vazhdojnë të protestojnë derisa të zgjidhet situata, por kemi edhe aktivitetin e rritur diplomatik të vendeve kryesore perëndimore për të qetësuar krizën dhe për të vazhduar dialogun”, ka pretenduar Drecun.

    Sipas fjalëve të tij, “nëse doni të pushtoni dhunshëm dhe në mënyrë të organizuar me mesazhe luftënxitëse, atëherë dëshironi të provokoni konflikt”, transmeton Paparaci.

    “Nuk ka pasur numër të madh të tyre për të bërë diçka të tillë. Ishte një përpjekje për të organizuar të tubimit që ndoshta ka shkuar vetëm përmes rrjeteve sociale, por nuk ishte i organizuar në atë mënyrë që mund të çonte në një konflikt të rëndë. E shihni sa të drejtë kanë serbët kur e kundërshtojnë hapjen e urës në Ibër për trafik, kjo po sjell destabilitet dhe frikë shtesë për popullin serb dhe diçka që duhet të parandalohet”, pretendon Drecun.

    Sa i përket Samitit në Moldavi, Drecun thotë se ai është një nga forumet më të rëndësishme politike dhe se situata në veri të Kosovës ishte pothuajse tema dominuese.

    “Presidenti ynë pati takime shumë të rëndësishme me Macron-in, Scholz-in dhe Borrell-in dhe këta njerëz realisht ndikojnë në atë që po ndodh në Kosovë. Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve që fillimisht u quajt propozim franko-gjerman dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të bisedohet me ta dhe të arrijmë marrëveshje, si këtë herë. Ne gjithashtu kemi mendimin unanim të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit se Prishtina është fajtore për këtë krizë. Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Është e rëndësishme për ne që presidenti Vuçiq i dërgoi një mesazh popullit serb që të shmangë çdo konflikt me KFOR-in”, ka thënë Drecun.

    Sipas tij, KFOR-i tani po përpiqet të pozicionohet në të gjitha vendet ku është e nevojshme për të shmangur konfliktet dhe “që të mos provokohet më popullin serb”.

    “Ne e kemi parë iniciativën e Macron-it dhe Scholz-it për të de-përshkallëzuar këtë krizë në mënyrë politike, që është mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Po ashtu shohim se amerikanët po insistojnë që kryetarët të largohen nga ndërtesat dhe se Kurti e kuptoi këtë, dhe se duhet ta formojë Asociacionin”,  ka pretenduar Drecun.

    Sa i përket Serbisë, sipas shërbëtorit të Millosheviqit, “nuk është opsion për të ri negociuar Asociacionin, por për ta zbatuar atë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

    “Është e rëndësishme që të kuptohet se pa Asociacionin situata gjithmonë mund të përshkallëzohet”.

    “Kjo ka të bëjë me sjelljen e Kurtit. Ka kohë që spekulohet se amerikanët nuk kanë ndikim të mjaftueshëm te Kurti dhe po përpiqen të gjejnë disa mundësi alternative. Ai nuk mund të sillej në një mënyrë të tillë pa mbështetjen e disa vendeve të KUINT-it. E shohim që Kurti ka marrë paralajmërim, jo ​​sanksione në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe më duket se më në fund e ka kuptuar atë paralajmërim”, thotë Drecun.

    Artikuj të ngjashëm

    Drecun: Kurti po e pengon Perëndimin që ta tërheqë Kosovën në organizata ndërkombëtare

    Drecun: Në takimin e 18 marsit s`ka gjasa për marrëveshje me Kosovën

    Dreçun: Pritet që Kurti të largohet nga pushteti

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.