Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në facebook, për reagimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për situatën në veri, shkruan Gazeta Demos.
“Çfarë halli e zuri Kryeministrin e Shqipërisë që veprimet krejt legjitime gjatë ditës së sotme të Policisë së Kosovës t’i komentojë siç bën fjala bie një shef i përkohshëm i një misioni të OSBE-së?
Kujt i duhej reagimi i Kryeministrit Rama sot”, ka shkruar Mihali
Postimi i plotë:
Shumë është interesante, askush nuk reagoi nga Qeveria e Kosovës për, për shembull, arrestimin (legjitim) nga Policia e shtetit në Shqipëri të një personazhi si Fredi Beleri gjatë zgjedhjeve lokale.
Çfarë halli e zuri Kryeministrin e Shqipërisë që veprimet krejt legjitime gjatë ditës së sotme të Policisë së Kosovës t’i komentojë siç bën fjala bie një shef i përkohshëm i një misioni të OSBE-së?
Kujt i duhej reagimi i Kryeministrit Rama sot? Nuk e di Qeveria e Kosovës se është dialogu në mes apo nuk e di se si zhvillohet jeta në komunat e vendit që qeveris?