Një vrasje në tentativë është raportuar në Gjakovë, në 24-orët e fundit, shkruan GazetaDemos.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër duke e plagosur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË
Gjakovë 25.05.2023 – 12:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull duke e plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorë në rast. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.