Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri për emërimin e Luljeta Aliut: Krejt dhe zhdrejtë, kundër fjalës së lirë, në mbrojtje të korrupsionit qeveritar

    24/05/2023 19:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka reagaur ndaj emërimit të Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

    Tahiri tha se mësymja për të kapur mediat u kompletua me emërimin e Aliut për anëtarë të KPM-së.

    “Mësymja e Vetëvendosjes për të kapur mediat e lira dhe veçmas RTK-në si transmetues publik, pas Bordit e Redaksisë, u kompletua sot në Kuvend me emërimin e Luljeta Aliut, një militanteje politike të Lëvizjes Vetëvendosje, si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media.”, shkroi Tahiri në Facebook, përcjell Reporteri.net.

    Tutje ai tha se kapja e mediave është simptoma e parë e një pushteti të korruptuar që frikësohet nga të bëmat e tij e të cilat siç thotë ai, kërkon t’i mbajë në kontroll.

    “Kapja e mediave është simptoma e parë dhe më domethënëse e një pushteti të korruptuar, që frikësohet nga të bëmat e tij të cilat kërkon t’i mbajë nën kontroll e jashtë vëmendjes së qytetarëve.”, shtoi Tahiri.

    “Krejt dhe zhdrejtë, kundër fjalës së lirë, në mbrojtje të korrupsionit qeveritar.”, përfundoi ai.

    Në Kuvend sot është votuar për tre anëtar të KPM-së ku Luljeta Aliu u zgjodh në rundin e parë, ndërsa, dy të tjerët nuk u zgjodhën.

    Ndërkaq, Qendra Evropiane për Liri të Mediave ka shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të Kuvendit, për ta zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

    Sipas tyre kjo bie ndesh me procesin e depolitizimit të KPM-së që kishte filluar VV-ja.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    Pas një jave kërkim, gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

    Osmani mirëpret ambasadorin e ri të OSBE-së: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me OSBE-në

    Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

    Abdixhiku pas dështimit të seancës: Ideja e qeverisë tranzicionale është e vetmja zgjidhje gjithëpërfshirëse

    Nis mesha e Papës së ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.