Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-drejtori i IPK-së: Ka rrezik potencial në veri, situata mund të eskalojë

    24/05/2023 19:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Valdet Hoxha, ka deklaruar se mund të ketë rrezik potencial në veri të vendit, dhe mundësi që situata të eskalojë.

    Ai ka përmendur një plan strategjik të Serbisë dhe Rusisë për rajonin e Ballkanit, dhe ka theksuar se zhvillimet në Mal të Zi dhe Maqedoni tregojnë për një rrezik të pranishëm që nga viti 2014, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë.

    “Serbia dhe Rusia kanë pasur një plan strategjik në komplet rajonin e Ballkanit dhe po i shohim zhvillimet në Mal të Zi dhe në Maqedoni kjo jep me kuptu që prej viti 2014 e këndej dhe me theks të veçantë pas krijimit të konfliktit në Ukrainë rreziku është potencial dhe në çdo moment mund të eskalojë situata”, është shprehur ai.

    Hoxha në emisionin FIVE ka shtuar se paralajmërimet e bisedimeve dhe ngjarjeve të caktuara, si marrja e mandatit të kryetarëve të komunave të veriut, dëshmojnë për situatën delikate në rajon.

    Ai ka thënë se telefonata urgjente të Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tek presidenti serb Vuçiq, ishte për të siguruar që betimi të zhvillohej pa incidente.

    Sipas tij, situata është shumë e ndjeshme, por Kosova ka fatin e madh që ka miqtë ndërkombëtarë dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm.

    “Këtë e vërteton edhe pararaundeve të bisedimeve apo paralajmërimet e ngjarjeve të caktuara qoftë politike siç ishte marrja e mandatit të Komunave të Veriut, është dashur telefonata urgjente e zotëri Chollet tek presidenti serb Vuçiq, një tërheqje e veshit dhe pastaj të jepet betimi në mënyrë të qetë, përndryshe nuk do ta lejonin. Ata i blinduan dyert e Komunave, është shumë fragjile situata por kemi fat shumë të madh që kemi miqtë tanë ndërkombëtar dhe koordinimi është i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 40% dalja deri në orën 18:00 në zgjedhjet në Shqipëri

    Mbaron gjithçka për Realin, Barcelona shumë afër titullit të 28-të

    Luftë e madhe për vendin e tretë dhe mbijetesë, rezultatet e ditës së sotme në Superligë

    Të Fundit

    Mbi 40% dalja deri në orën 18:00 në zgjedhjet në Shqipëri

    Mbaron gjithçka për Realin, Barcelona shumë afër titullit të 28-të

    Luftë e madhe për vendin e tretë dhe mbijetesë, rezultatet e ditës së sotme në Superligë

    Shkon në dy numri i të arrestuarve për fotografim të votës në Librazhd

    Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.