Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur nga arma e zjarit, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, shkruan GazetaDemos.
Kjo ka ndodhur si pasojë e një rrahjeje mes disa personave, ku është gjuajtur edhe me armë zjarri e poashtu është përdorur një shkop druri.
Personi i plagosurit dhe tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar.
Rasti në raportin 24-orësh të Policisë:
Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.