Angel di Maria mund të largohet nga ‘Allianz Stadium’.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, Juventus ka dyshime nëse do të rinovojë apo jo me argjentinasin, transmeton lajmi.net.
Eliminimi i tyre nga Evropa Ligë ndaj Sevillas ka bërë që bordi drejtues i klubit të shqyrtojë shumë gjëra.
Gjithçka tregon se plani i Juventusit është një ristrukturim total.
Allegri do të vazhdojë dhe paga e lartë e argjentinasit mund të ndikojë që ai të largohet.