Ministri i Pushtetit dhe Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur rreth betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veritu, Erden Atiq të premten.
Krasniqi tha se beson se kryetari i zgjedhur bashkë me nënkryetarët dhe të tjerët do të angazhohen për të iu shërbyer qytetarëve.
“Unë besoj që kryetari Erden Atiq bashkë me nënkryetaren dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen në vazhdimësi për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve. Unë konsideroj që është hera e parë që kemi një kryetar i cili është i interesuar për mbështetje të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.
Ministri i MAPL-së foli edhe për vendimin e kryetarit Atiq për emërimin e nënkryetarës së përkatësisë serbe duke thënë që një veprim i tillë nuk ishte befasi madje e konsideroi sinjal të mirë të kryetarit të ri.
“Ky është një sinjal shumë i mirë i kryetarit të zgjehdur në Mitrovicën e Veriut që dëshiron të ketë në përbërjen e tij sa më shumë serbë të gastshëm të japin koontibutin për një bashkjetesë dhe një jetesë normale në veriun e vendit.”, tha Krasniqi.
Sot, Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka dhënë betimin e tij si udhëheqës i ri i kësaj komune.
Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka marrë vendimin e parë në pozitën e kryetarit duke emëruar Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të Komunës.