Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Elbert Krasniqi: Veriu nuk do të ketë më kryetarë që i shërbejnë grupeve kriminale, por qytetarëve

    19/05/2023 09:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pritet të marrë sot zyrtarisht detyrën, betimi i kryetarit të ri  pritet të bëhet nga ora 11:00.

    Para ceremonisë së betimit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka thënë se në komunat veriore deri tani ka pasur kryetar që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të grupeve kriminale.

    “Sot kryetari jep betimin dhe fillon detyrën në shërbim të qytetarëve me përmbushje të mandatit të tij ligjor dhe kushtetues. Si Qeveri jemi të përkushtuar që me bashkëpunu me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe sidomos me këto komunat në veri, ku për një kohë të gjatë kryetarët nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të grupeve kriminale. Jam shumë i lumtur si ministër që më në fund kemi një kryetar që do të angazhohet në baza ditore për përmirësimin e jetës qytetare pa dallim etnie”, ka deklaruar ai për Telegrafin.

    Ministri Krasniqi theksoi tutje se janë përkujdesur për të gjitha pjesët administrative, teksa shtoi se presin që gjatë ditëve në vazhdim të caktojnë edhe seancat për konstituimin e tri kuvendeve tjera në veri brenda afateve ligjore.

    Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.

    Ndryshe, para betimit të kryetarëve të rinj kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin.

    “Nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – përfshirë kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Kjo përfshin ushtrimin e më shumë se kompetencave administrative dhe procesin e marrjes së detyrës pasi nuk ka kërkesë që kryetarët e komunave të bëjnë betimin në zyrat komunale. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose veprimet që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, thuhet në deklaratë.

    Artikuj të ngjashëm

    IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë

    Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë”

    Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.