Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti është mashtrues tipik, shkruan GazetaDemos.
Ky reagim ka ardhur pas postimit të Kurtit në Twitter ku përkrah komunitetin LGBT, por që të njëjtim postim nuk e ka bërë në Facebook.
“Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njejtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT”, ka shkruar Mustafa.