Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Të huajt për këngën “Duje”të Albinës dhe familjes Kelmendi: Gjenet shqiptare tjetër nivel

    12/05/2023 17:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi kanë krijuar fansa dhe vlerësime të shumta nga e gjithë bota.

    Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, ku u kualifikuan të parët për në finale.

    Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi.

    Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar.

    Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.

    Komentet e mëposhtme janë të përkthyera dhe të marra nga faqja zyrtare e Eurovision në TikTok dhe Youtube.

    “E bukur dhe tradicionale, më në fund jo një këngë radiofonike!”

    “Sapo ju dëgjova në Eurovizion live, thjesht më shpëtuan lotët… ju dua!”

    “Imagjinoni një familje të tërë në të cilën secili anëtar është kaq i talentuar!”

    “Kënga më e mirë në Eurovizion 2023!”

    “Genet shqiptare janë një tjetër nivel.”

    “Wooow  i tejkaloi pritshmëritë e mija!”

    “E lexova përkthimin e kësaj kënge, e dëgjova përsëri dhe qava, sa fort ti këndon!”

    “Bravo Shqipëri! Performanca më e fortë, më emocionale, më origjinale dhe më e mirë me zë sonte! Ne jemi duke ju mbështetur edhe në finale. Urime nga Kroacia!”

    “Ne kemi nevojë për më shumë motive popullore si ky në Eurovizion. Bëhet fjalë për madhështinë e kulturave dhe diversitetit të ndryshëm. Vetëm shikoni sa përputhen jashtëzakonisht zërat e tyre me muzikën. Suksese nga Azerbajxhani!”

    “Shqipëria e meriton të jetë në 100% në finale. Unë kam qenë në Shqipëri dhe njerëzit e Shqipërisë janë shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Elementet tradicionale të këngës janë kaq unike. Uroj që edhe hyrja e vitit të kaluar nga Shqipëria të kualifikohej. Me dashuri nga Kazakistani!”

    “Ahpresoj që ata të fitojnë ose të marrin atë që meritojnë. 12 pikë nga Turqia.”

    “Më pëlqen kjo këngë dhe performanca! E bukur, kuptimplotë, simpatike dhe e ndritshme! Respekt nga Ukraina!”

    “Në fillim nuk isha një fanse e madhe e kësaj, kënge por pasi e pashë të këndonte live me familjen e saj u bë shpejt një nga të preferuarat e mia! suksese Shqipëri! Shumë dashuri nga Suedia!”

    “Jam shumë i lumtur që ata kualifikohen, një këngë kaq e mrekullueshme! Dashuri nga Polonia.”

    “E gjithë familja në skenë dhe mesazh i madh! Zëri tradicional popullor dhe i fuqishëm! Ne kemi nevojë për këtë, kjo është ajo që ka të bëjë me Eurovizion – kulturë, zë dhe mesazh! Urime Albania, Dashuri nga Armenia!

    “Punë të mbarë Shqipëria!! Jam shumë i lumtur që do të jesh në finalen e madhe!! Ti e meritoje!! Për mua është një nga këngët më të mira për këtë vit!! Shumë dashuri nga Qipro!!!”

    “Bravo Shqipëri që kalove! Ju po i dërgoni një shembull të mirë botës! Përshëndetje nga Serbia! ”

    “PËRMIRËSIMI I VITIT! Ndoshta kualifikimi më i merituar i gjithë gjysmëfinales. Dashuri nga Bullgaria ️!”

    “Shumë e lumtur që kaloi! Shqipëria, 12 pikë nga Islanda!”

    “Ata i shërbenin vokalit, pamjes, qëndrimit dhe autenticitetit. Më vjen mirë që i shoh në finale sepse e dua hyrjen që nga dhjetori kur u zhvillua FiK. Urime nga Spanja!”

    “E dua këtë Shqipërinë në Top 5 këtë vit! Dashuri nga Greqia Suksese ne finale!”

    Artikuj të ngjashëm

    Hapet Qendra Rekreative për personat me Sindrom Down dhe Autizëm “DUJE” në Suharekë

    Pas finales së Eurovisionit, Albina paralajmëron këngën e re

    Reagimi i parë nga Albina Kelmendi pas Eurovisionit: Nuk ka çmim as privilegj që na shmang nga kultura jonë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.