Portieri i Drenicës, Altin Gjokaj në ndeshjen e sotme të juniorëve mes Drenicës dhe Trepçës’89 mbeti pa vetëdije për dy-tre minuta.
Ishte vet Gjokaj që njoftoi për këtë rast në profilin e tij në Facebook.
Ai falënderoi stafin mjekësor të të dyja klubeve për intervenimin.
Postimi i tij i plotë:
“Faleminderit zot! Sot ne ndeshjen kampionale me kategorin e juniorëve mes KF Drenica dhe KF Trepca 89, gjatë një dueli në pjesën e dytë, pesova një lëndim ku isha pa vetedije për rreth 2 – 3 Minuta. Pas intervenimit të mjekëve të të dyja klubeve, vetëdija ime u kthye dhe për shkaqe sigurie me autoambulanc u drejtova drejt Spitalit te qytetit Skenderaj e me pas për në Spitalin e qytetit të Mitrovices.Pas punes profesionale shendeti im u rikthye ne normalitet por me disa dhimbje te kokes dhe qafes. Pas rekomandimeve nga stafi i doktorëve jam duke qendruar ne shtepin time me qafen te cilen e kam ne izolim dhe duke ju nenshtruar keshillave te tyre. Faleminderit zotit, stafeve të të dyja klubeve dhe ne veqanti Stafit të QKMF Skenderaj dhe Spitalit në Mitrovicë, për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar në rastin tim” ka shkruar ne Facebook.