Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ashensori i zë dorën fëmijës në Ferizaj, lëndohet rëndë (FOTO)

    08/05/2023 18:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak të mungesës të energjisë elektrike apo edhe defekteve të tjera. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Ferizaj të dielën që lamë pas. Një fëmijë 8 vjeçar është lënduar pasi ashensori i objektit ku banon e mori zvarrë duke ia thyer dorën.

    Ashensori kishte probleme të rënda teknike, të cilat nuk ishin rregulluar tash e disa kohë nga mirëmbajtësit e objektit.

    Fëmija kishte hyrë në ashensorin e ndërtesës ku banon bashkë me nënën e tij, mirëpo në dorë kishte një top ku i bie dhe derisa tenton ta marr nga toka, dera e dëmtuar mbyllet në mënyrë rryfeje dhe ia zë dorën duke e tërhequr zvarrë për disa kate.

    Mexhidi Kuqi, babai i 8-vjeçarit shprehet i mllefosur me pronarin e objektit, Heroin Arifin, pasi sipas tij, nuk i ka kryer obligimet e nevojshme për rregullimin  e ashensorit por edhe të vet ndërtesës kolektive.

    Sipas Mexhidit, Arifi ka ndërtuar këtë objekt pa leje urbanistike por edhe nuk ka pranim teknik.

    “Banesa u ndërtua në vitin 2017 dhe prej që kemi hyrë kemi pas probleme me gjithçka, se nuk është ndërtua si duhet,  na mbasi e kemi blerë banesën e kemi marr vesh që objekti s’ka leje, as pranimi teknik kurrë s’u bo. Lifti gjithë u prish, madje edhe ulja pikë nga tavani i lifti se është krejt jashtë kontrolle.

    Na si banorë kemi bo kërkesa tek pronari Heroin Arifi edhe tek mirëmbajtësi i hyrjes për me rregullu liftin, po kurrë s’kanë intervenua. E dje kur djalin ma zuri dera e lifti që nuk është në rregull, se herë mbyllet shpejt, del prej vendit me një fjalë e prishtë, pronari vendosi me rregullu. Por tash nuk do e lejojë deri sa të merr dënimin e merituar për mos mbajtjen e përgjegjësisë për rregullimin e problemeve teknike në objekt, e sidomos të liftit”, shprehet Kuqi për Sinjalin.

    lifti
    liftiiiii 1

    Artikuj të ngjashëm

    Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet 21 vjeçarja në Ferizaj

    Osmani vizitoi Ferizajn dhe Shtimen: Komuna me plot potencial dhe energji rinore

    Cili është lokacioni në Ferizaj që dyshohet se u përdor për trafikimin e të miturave?

    Të Fundit

    Varri i Leze Qenës në gjendje të mjerueshme – pa emër dhe i lënë në harresë

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.