Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura

    05/05/2023 14:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetarja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Albina Shabani-Rama, ka thënë se thënë se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykatën që e udhëheq.

    Ajo ka thënë se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura – mbi 36 mijë – janë nga departamenti civil.

    “Sa lëndë kanë mbetur deri më 1 prill 2023, Gjykata Themelore e Prishtinës, pa degë, do të thotë janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje. Prej tyre, 11 e 397 penale të përgjithshme, 110 në Departamentin Special, 1586 në krime të rënda, 553 lëndë në Departament për të Mitur, 36 mijë e 664 dosje në lëmine civile, 7 mijë e 301 dosje në procedurën administrative dhe 6 mijë 720 lëndë në kundërvajtje”, ka thënë Shabani-Rama.

    Ajo ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës po përballet me mungesë të gjyqtarëve dhe numër të madh të lëndëve të pranuara.

    “Mbetet sfidë numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve”, ka thënë ajo.

    Shabani-Rama ka thënë se efikasiteti në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbi 73 për qind sipas standardeve ndërkombëtare.

    “Është rritur efikasiteti i gjykatës”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se gjatë tremujorit të parë kanë publikuar edhe 785 aktgjykime.

    Këto të dhëna, Shabani-Rama i ka dhënë të premten, në prezantimin e raportit tremujor të punës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ky prezantim i raportit është organizuar nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama./BetimipërDrejtësi

    Artikuj të ngjashëm

    Caktohet masa e paraburgimit për të akuzuarin e katërt në rastin e Liridona Ademajt

    Akuzohej që i shkaktoi KEK-ut humbje afër 60 mijë euro, lirohet nga akuzat i dyshuari

    U akuzua për korrupsion, dënohet me 15 mijë euro gjobë ish-drejtori i Urbanizmit në Drenas

    Të Fundit

    “Filloi të targetojë nënën dhe bashkëshortin tim”, Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online

    Irani refuzon negociatat: Jo bisedime me SHBA-në derisa të ndalet agresioni i Izraelit

    Janjiq: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, nevojitet qasje e re politike

    Sulmohet seksuealisht një grua në Vushtrri, Policia jep detaje: Është arrestuar i dyshuari

    Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.