Një person është plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Kështu ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, potencoi ajo.
Ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit.