Interi është mysafir i Hellas Veronas në Stadio Marcantonio Bentegodi për ndeshjen e javës së 33-të në Serie A.
Nerazzurrët mbajnë vendin e katërt në renditjen tabelare me 57 pikë, aq sa ka edhe Milani një pozitë më poshtë.
Verona ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga dhe do të përpiqet të mbetet në elitën e futbollit italian edhe edicionin e ardhshëm.
Trajnerët Marco Zaffaroni dhe Simone Inzaghi i kanë caktuar ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.