Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ZRrE: Është shqiptuar gjobë në vlerë 11 milionë euro ndaj KEDS-it dhe KESCO-s për moskryerje të obligimeve

    02/05/2023 17:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) para deputetëve të Komisionit për Ekonomi kanë bërë të ditur se ZRrE ka shqiptuar gjobë prej 11 milionë euro ndaj KEDS dhe KESCO, për moskryerje të obligimeve.

    Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, tha se gjoba është shqiptuar në bazë të një raporti të monitorimit ndaj këtyre dy kompanive.

    “Në bazë të raportit të monitorimit është shqyrtuar edhe një penallti për shkak të moskryerjes së obligimeve nga ana e KEDS-it dhe e KESCO-s. Totali i gjobës që është shqyrtuar është 11 milionë euro” – ka thënë ai.

    Sipas tij, kompanitë e kanë kundërshtuar gjobën por që nuk kanë ofruar argumente për kundërshtim të saj.

    “Ata i kanë kundërshtuar një pjesë të gjetjeve dhe ne iu kemi kërkuar që të faktojnë këtë kundërshtim. Kur nuk kanë prezantuar fakte, ne kemi konsideruar se janë shkelje. Edhe më pas, pas njoftimit për masën administrative dhe gjobën, iu kemi dhënë afat dy javë që ata mund të kundërshtojnë apo dërgojnë komente shtesë, nëse nuk kanë, është shqiptu gjoba në bazë të raportit” – ka thënë Fejzullahu.

    Në lidhje me investimet kapitale të KEDS-it, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja pyeti ZRrE-në se a ka nën-investim në investimet kapitale nga ana e KEDS-it, por që kryesuesi Fejzullahu tha se ka ‘përafrim’.

    Ai tha se vitin e kaluar ZRrE ka kërkuar 200 mijë euro shtesë për angazhimin e profesionistëve për monitorimin e KEDS-it dhe operatorëve tjerë për investimet kapitale, por sipas tij kanë dështuar procedurat e prokurimit.

    Fejzullahu bëri të ditur se informatat për investimet nga KEDS-i i marrin nga raportet e Auditorit të jashtëm që ZRrE i merr si të mirëqena.

    “Zakonisht ata raportojnë përmes auditimit të jashtëm që ZRrE-ja i merr si të mirëqena. Konform atyre investimeve që tregon auditori, janë marrë parasysh edhe vlera e investimeve. Përafërsisht investimet në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në periudhën e parë rregullative kanë qenë diku rreth 103 milionë euro, ndërsa në periudhën e dytë mbi 100 milionë euro” – ka thënë Zejnullahu.

    Ymer Fejzullahu ka folur edhe në lidhje me operimin e “Elektroseverit” në veri, pasi për këtë u pyet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Fejzullahu tha se Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka kryer të gjitha obligimet, ndërsa tash sipas tij, çështja ka ngecur në mes të KEDS-it dhe KOSTT-it në njërën anë dhe “Elektroseverit” në anën tjetër.

    “Ne i kemi kryer obligimet tona sa i përket licencimit të Elektroserverit, mirëpo ka mbetur pjesa ose obligimet e Elektroserverit pa përfundu në raport në këtë rast edhe me KOSTT-in e me KEDS-in.

    Përafërsisht obligimet me KOSTT-in janë të përfunduara, ndërsa obligimet në raport me KEDS-in problem është nënshkrimi i kontratës komerciale, siç është paraparë për disa nga aktivitetet e OSSh-së që janë përmendur në marrëveshjet e 2013 dhe të 2015, e po ashtu në këtë udhërrëfyesin e nënshkruar në 2021” – ka thënë Fejzullahu.

    Në mbledhjen e 20 prillit 2023, Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte në rend dite shqyrtimin e gjobave për KEK-un dhe KOSTT-in. Në të njëjtën ditë, ZRRE kishte njoftuar se kjo mbledhje është shtyrë për një ditë tjetër. Që nga 20 prilli kjo mbledhje ende nuk është mbajtur.

    Më 27 prill 2023, KALLXO.com ka kërkuar qasje në raportin që sygjeron gjobitjen e KEK-ut dhe KOSTT-it. Por kërkesa është refuzuar nga ZRrE.

    Për shtyrjen e mbledhjes së ZRRE-së ku do të bëhej shqyrtimi i gjobave për KEK-un e KOSTT-in, pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, KALLXO.com e ka pyetur kryesuesin e bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahun.

    Anëtarët e Bordit të cilët raportuan para Komisionit për Ekonomi ishin Ymer Fejzullahu, Lutfije Dervishi dhe Gani Buçaj.

    Artikuj të ngjashëm

    DhTIK i reagon ZRRE-së: Ka pretendime në kundërshtim me shtetin ligjor

    ZRrE thotë se do të ankohen për vendimin e Gjykatës Komerciale, ku një kompani ia fitoi betejën e parë ligjore

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.