Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një grua akuzon mjekët për humbjen e foshnjave, në Gjinekologji thonë se ka qenë abort

    02/05/2023 12:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grua shtatzënë ka raportuar se si shkak i neglizhencës së mjekëve i ka humbur dy foshnjat e saj.

    Gruaja ka qenë shtatzënë në javën e 21-të.

    E lidhur me rastin prokuroria ka nisur hetimet. Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës tha se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.

    Ulaj tha se është inicuar rast “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

    “Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, tha Ulaj për Klankosova.

    Për rastin në fjalë është deklaruar edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

    Ndrejaj e ka mohur për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur brenda klinikës që drejton.

    “Në fakt, rasti ka ndodhur të shtunën. Nuk ka ndodhur brenda Klinikës së Gjinekologjisë, ka ndodhur jashtë saj. Kjo ka qenë abort, kjo ka qenë shtatzënë në javën e 21-të dhe ne deri në javën e 28-të e konsiderojmë abort”, tha Ndejaj.

    “Ajo ka ardhur në klinikë e ka kryer lindjen. Foshnjat kanë qenë të vdekura”, theksoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Humb jetën foshnja e porsalindur në Gjinekologji, familja kërkon ndihmën e Policisë

    Lindi në shtëpi, vdes më pas një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë

    Policia nis hetimet për rastin në Gjinekologji ku dyshohet se një foshnje u ngatërrua

    Të Fundit

    Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.