Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Noizy e denoncoi se e kërcënonte me jetë, Cllevio tregon të pathënat e sherrit me reperin

    30/04/2023 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Armiqësia e reperit Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio dhe Noizyt prej kohësh është në qendër të vëmendjes, e sidomos pas konfliktit të fundit që përfundoi në polici.

    I gjendur në masën “arrest shtëpie” Clevio ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar dhe arsyet e zanafillës së këtij konflikti dhe arsyen e rinisjes së debatit pas premtimit që kishin bërë për ta mbyllur konfliktin pa ofendime veçanërisht në rrjetin social Tik Tok!

    “Lufta” mes dy rreperëve ka nisur fillimisht si rivalitet mes këngëtarësh të muzikës rrep dhe prej kohësh ata kanë vijuar konfliktet në rrjetet sociale, ku secili prej tyre ka treguar forcën me sharje, fyerje e ironi për njëri-tjetrit.

    Cllevio ka treguar për news24 se me të vërtetë është shfaqur ndonjëherë në vende ku ata kanë qenë prezent por kjo ka qenë vetëm rastësi.

    Më tej reperi tha se pasi ata e kishin mbyllur njëherë konfliktin e tyre, me premtimin që nuk do ofendoheshit më, premtim nuk u mbajt pasi sipas tij Noizy ka përdorur një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, pasi në sherrin e fundit ai ishte i veshur me shapka.

    “Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është.

    Unë piva kafe me babain e Noizyt dhe më pas me Noizyn, më priti shumë mirë dhe ika me premtimin që nuk do shahemi më, e mbyllëm dhe pse për mua ishte e vështirë pasi ai më ka prekur fizikisht, dhe kur më ka prekur fizikisht ka qenë veshur me shapka.

    Dy ditë më vonë pasi pimë kafe ai nxori një bashkëpunim me dy shokët e vet që më kanë sharë më parë, njëri nga shokët ka qenë edhe prezent edhe në sherr. Noizy në këtë bashkëpunim thotë një shprehje: “Ti skuqa faqet me shapka”, kjo fjalë më ngacmoi mua dhe e ktheu situatën nga fillimi. A ka një moral shoqëria, pse duhet të më ngacmosh më te ajo pjesë. Kjo më ka mërzit shumë, se pas kafes që pimë nxorri këngë dhe thotë “të rrafa me shapka”. Nuk jam unë ai që kam prerë besën.“Isha në Itali 1 muaj, kur erdha në Rinas u arrestova. E vërteta ishte se Noizy kishte bërë denoncim me babain e vet me preteksin se unë i bezdisja ose e thënë me termin ligjor “përndjekje”. Me të drejtë pasi unë jam shfaqur në vende ku ata kanë qenë prezent, kjo ka qenë rastësi, por ata i marrin për prova, kurse unë s’kam pse ta përndjek në ato vende pasi e di ku është”, ka treguar Cllevio.

    Artikuj të ngjashëm

    Noizy me Lamborghini në Dibër, i kërkon Ramës rrugë për te gjyshi, Kryeministri i premton por me një kusht

    Milani përdor këngën e Noizyt në një video të veçantë në TikTok

    “Njerëzit nuk e dinë”, Tayna flet për raportin e saj me Noizy-n

    Të Fundit

    هل النشاطات على 1xbet تعتبر قانونية في مصر؟

    Milicitë e mbështetura nga Irani gati për të sulmuar bazat amerikane

    “Gatitu!” para gjenerales shqiptare – gruaja e parë në detyrën e zëvendëskomandantes së Forcës Tokësore 

    NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen

    Rënia e madhe e VV-së në sondazh, Ymeri: Qytetarët po e fajësojnë për bllokadën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.