Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur qëllimisht me veturë nga një person tjetër, shkruan GazetaDemos.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari po kërkohet nga Policia.
Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur si pasojë e një rasti të mëhershëm, si formë e hakmarrjes.
Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.
Më poshtë gjeni rastin e paraqitur në raportin 24-orësh të Policisë:
Ferizaj 29.04.2023 – 14:30. Raportohet se si shenjë hakmarrje, shkak i një rasti të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij, në lëvizje ka goditur qëllimisht, viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. I dyshuari në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore.