Reperja e njohur, Tayna mbetet ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.
Rap-artistja prej kohësh ka njoftuar lansimin e një albumi të ri që gjithashtu është i pari në karrierën e saj muzikore.
Tashmë pritjes së fansave iu erdhi fundi, pasi në mesnatën e së enjtes reperja ka publikuar albumin “Biploar” në të cilin janë përfshirë gjithsej 13-të këngë.
Ndonëse pjesën më të madhe të projekteve që u përfshin në album janë publikuar më parë, Tayna ka sjellur edhe dy këngë të reja “Nese” dhe “Milly”.
Albumi i reperes nga Prizreni tashmë gjendet i lansuar në YouTube dhe platforma të tjera muzikore.
Ndërkohë, vetëm pak orë para publikimit të albumit, Tayna solli me videoklip bashkëpunimin me reperin Buta “Mashallah”.
Krahas kësaj, reperja gjatë kësaj periudhe po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me mbrëmjes muzikore.