Asambleja Komunale në Suharekë nuk e ka miratuar vendosjen e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e qytetit, shkruan GazetaDemos.
Kështu ka njoftuar asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Suharekë, Selman Kolgeci.
Kujtojmë që më 20 mars të këtij viti LDK- Dega në Suharekë ka dorëzuar peticionin ku kanë nënshkruar rreth 6000 mijë qytetarë, po gjatë ditës së djeshme në asamblenë komunale në Suharekë është mbajtur seanca ku kanë diskutuar për mundësinë e vendosjes së shtatores së ish-presidentit Rugova.
Por, asambleisti i LDK-së në Suharekë, Selman Kolgeci ka njoftuar që pas përfundimit të seancës, kërkesa është refuzuar.
Ai më pas ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku tha që asambleistët e koalicionit qeverisës të Bali Muharremajt e kanë kundërshtuar vendosjen e shtatorës së Atit Themeltarë të shtetit të Kosovës në sheshin që me krenari e bartë emrin e Dr. Ibrahim Rugova ku në këtë mënyrë nuk e kanë mbështetur kërkesën tonë dhe të rreth 6000 qytetarëve tanë.
Tutje Kolgeci theksoi që “Ky kundërshtim u bë kryekput nga trysnia dhe dirigjimi që kryetari Muharremaj i ka bërë asambleistëve të koalicionit qeverisës e për hipokrizi për shfajsimin e vet ka mbajtur një fjalim “inkurajues”.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,sot asambleistët e koalicionit qeverisës të Bali Muharremajt në Suharekë e kan kundërshtuar vendosjen e shtatores së Atit themeltarë të shtetit të Kosovës në sheshin që me krenari bartë emrin “Dr.Ibrahim Rugova”,në këtë mënyrë nuk e kan mbështetë kërkesën tonën dhe të rreth 6000 qytetarëve tanë.
Ky kundërshtim u bë kryekput nga trysnia dhe dirigjimi që kryetari Muharremaj i ka bërë asambleistave të koalicionit qeverisës e për hipokrizi për shfajsimin e vet ka mbajtur një fjalim “inkurajues”.
Të dashur qytetarë faleminderit për përkrahjen tuaj të parezervë për këtë temë,ky nuk është hapi i fundit lidhur me këtë kërkesë tuajën të drejtë e me vend.