Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Vrasja e Nikulajt, drejtori i Policisë: Vrasja ishte me paramendim, për gjakmarrje

    27/04/2023 11:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ekzekutori i biznesmenit, Ardjan Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin është një shtetas portugez, i cili dyshohet se veproi si pjesë e një grupi prej të paktën 6 personash.

    Një shqiptar dhe 4 britanikë, mes të cilëve dhe një vajzë po ashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim pasi kanë dalë nga Shqipëria pas vrasjes së 50-vjeçarit.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp shoi të gjitha dyshimet për motivet e krimit.

    Rrumbullaku: Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës.

    Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian  Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

    Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

    Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

    -Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm;

    -Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm;

    -Letërnjoftim;

    -Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike

    Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

    Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje.

    Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

    Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes.

    Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

    Në kërkim për vrasjen

    Edmond Haxhia shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,

    Ruben Saraiva shtetas portugez,

    Harry Simson shtetas britanik,

    Thomas Mithan shtetas britanik,

    Steven Hunt shtetas britanik,

    Harriet Bridgeman shtetase britanike,

    Rrumbullaku foli për vrasjen me paramendim me motiv gjakmarrjen.

    Rrumbullaku: Vrasje me paramendim për motive gjakmarrje. Autorët kanë dalë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Është një organizim kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Janë shtetas të huaj të cilët vijnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

    Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj.

    Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit.

    Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është vendi në Shqipëri ku kosovarët po e preferojnë për pushime

    Pamje tmerri nga plazhi i Shëngjinit, kanalizimet derdhen ku lahen pushuesit

    Rama e Berisha kundër kërkesës së gjyqtarëve për rritjen e pagave, reagon Kushtetuesja

    Të Fundit

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.