Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    100 mijë euro për Luizin, Fisnik Syla: Atë djalë e kanë mashtruar, fola me të motrën

    27/04/2023 11:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Biznesmeni shumë përfolur në Belgjikë, Fisnik Syla i cili u martua pak kohë më parë me këngëtaren Fjolla Morina, duke bërë bujë në media, veçanërisht pas ndarjes së tyre, kohëve të fundit bëri bujë sërish me deklaratën e tij se do t’i dhuronte Luizit të Big Brother Vip, 100 mijë euro, nëse ai nuk e fiton këtë edicion.

    ”Ajo deklaratë erdhi kur një ndjekës në Insta më pyeti se çfarë do të bëja unë dhe u nxita të jepja një shpjegim, por lajmi u bë shumë viral dhe portalet e shpërndanë nga të katër anët, ndërsa për shkak të fotos me lekë kam patur dhe problem me policinë këtu ku jetoj” tha Fisniku në një lidhje direkte nga Belgjika, teksa u pyet nga moderatorja për deklaratën.

    Ai shtoi se i qëndron ende deklaratës dhe mendon se Luizi e meriton fitoren, i janë bërë shumë padrejtësi dhe është i vetmi që ka sakrifikuar shumë, duke i bërë ballë lojës në grup.

    ”Kam folur gjatë kësaj kohë me motrën e Luizit dhe jam i gatshëm t’a mbështes me çdo gjë që atij do i duhet, ndërsa ajo që vendos të bëj me paratë e mia është vendimi im personal” u shpreh më pas Fisniku.

    I pyetur nga moderatorja se pse ai mbështet vetëm Luizin dhe askënd tjetër, Fisniku tha se sipas tij, ai është i vetmi njeri që ka duruar shumë, duke treguar një forcë të madhe luani.

    Më pas Fisniku përtej jetës luksoze që bën, u ndal dhe tek bamirësia, por duke u shprehur disi i rezervuar, ndërsa rrëfeu një rast ku kishte ndihmuar financiarisht një familje në Kosovë pasi kryefamiljari kishte një problem shëndetësor dhe e gjithë familja vuante një varfëri të tejskajshme. ”Unë zakonisht nuk i rrëfej të mirat që bëj, por rasti në fjalë më ka mbetur në mend dhe jam ndjerë mirë pas ndihmës, pasi kësaj familje i ndryshoi jeta” u shpreh Fisniku.

    Në fund të bisedës ai foli dhe për lajmet virale të ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja Fjolla Morina.

    ”Për njeriun e vdekur unë nuk flas, Fjolla ende vuan për mua, ndërsa drejtësia ka folur, duke e dënuar për sjelljen e saj me gjashtë vite” theksoi ai duke treguar se gjërat mes tyre nuk kanë mbetur më as miqësore.

    ”Nuk kam dhe nuk do doja të kisha më një komunikim më Fjollën, ndërsa për çdo gjë që ka thënë për mua jam i gatshëm të përballem me të” vazhdoi ai. I pyetur për statusin e tij aktual, Fisniku tha se tashmë është një mashkull singel dhe si i tillë normalisht flet me vajza vazhdimisht, pa ndonjë angazhim.

    Artikuj të ngjashëm

    Xheneta Fetahu nuk e ka harruar ende Gjestin, veprimi që nxit dyshime

    A e uroi Egli-Gjestin për ditëlindje?

    Leo i ka shkruar ex-it në Gjermani? Detaje nga drama e re

    Të Fundit

    Udhëheqësit e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi, kanë një kërkesë

    Tahiri: Kurti dhe LVV përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten

    “S’ka krizë institucionale”, Çitaku i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

    Detaje nga Policia: Tregojnë s’i i ndoqën gjurmë e gjakut për t’i kapur dy persona që vodhën në Zveçan

    Ngjarje e rëndë në Ferizaj: Vëllai plagos motrën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.