Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “The Sun”: Katër britanikë në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri

    27/04/2023 11:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mediat britanike i bëjnë jehonë lajmit se katër britanikë janë përfshirë në një ekzekutim mafioz në Shqipëri.

    Gazeta e madhe ‘The Sun’ shkruan se policët kanë nisur ‘gjuetinë’ për katër britanikë, të përfshirë në ekzekutimin e një biznesmeni shqiptar.

    “Policia ndërkombëtare është në ndjekje të katër britanikëve për vdekjen e një biznesmeni shqiptar, i cili u qëllua me armë në kafenenë e tij. Grupi prej tre burrash dhe një grua janë në kërkim pas atentatit ndaj Ardian Nikulaj,” shkruan gazeta.

    Sipas saj, britanikët janë arratisur nga Shqipëria për një destinacion të panjohur.

    Ajo thekson se në kërkim për vrasjen është edhe një shtetas portugez, teksa shton se ai mund të jetë larguar drejt Maqedonisë së Veriut.

    Gazeta shton se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e ekzekutimit. Teksa sjell këto pamje, gazeta shkruan se Ardian Nikulaj ishte kandidat i Partisë Socialdemokrate. Ai u qëllua shtatë herë me pistoletë.

    Artikuj të ngjashëm

    Vrasja e Nikulajt, të dyshuarit kërkojnë lirim me kusht

    Vrasja e Nikulajt, drejtori i Policisë: Vrasja ishte me paramendim, për gjakmarrje

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.