Vikendi i kësaj jave në Gjakovë është i rezervuar për turneun e tretë Memorial të bilardos, “DritOn”.
Ky turne do të mbahet me 29 dhe 30 prill, me fillim nga ora 11:00, dhe organizohet nga Federata Kosovare e Bilardos, në bashkëpunim me klubin Tetë-shi nga Gjakova.
Turneu është i hapur për të gjithë të interesuarit nga Kosova, Shqipëria, e Maqedonia e Veriut, mjafton të regjistroheni paraprakisht.
Për triumfuesit e këtij turneu do të ketë edhe shpërblime, duke filluar me 1000 euro për vendin e parë, 500 euro për vendin e dytë, e 200 euro për të tretin.
Shpërblime do të ketë edhe për pjesëmarrësit që pozicionohen në vende më të ulëta.
“DritOn” është turne i bilardos që organizohet për nderë të Driton Hajdaraj, një lojtari i këtij sporti i cili njëherit ishte edhe bashkëthemelues i klubit Tetë-shi nga Gjakova.