Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ronald Sobowale zgjedhet ylli i javës ne Superligën e Kosovës

    24/04/2023 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdonë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 30-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Ronald Sobowale.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Edmond Cana, Flamur Sinani, Bekim Domniku.

    Ky Komision unanimisht vlerësoi se lojtari i FC Malisheva , Ronald Sobowale e meriton epitetin e yllit të javës, pasi ai ishte vendimtar në fitoren tejet të rëndësishme në garën për mbetje në elitë që FC Malisheva e realizoi si mysafir kundër Ferizajt. Ai shënoi të dy golat në fitoren e skuadrës malishevase, të cilat e stabilizojnë atë në pozitën e shtatë, me 33 pikë.

    Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Malisheva, Ronald Sobowale e ndau Egzon Berisha, analist i shitjes në Albi Group.

    Pasi iu nda ky çmim, Sobowale u shpreh i lumtur për vlerësimin, derisa vuri në pah optimizmin e tij që Malisheva ta sigurojë mbetjen në elitë edhe në këtë edicion.

    “Jam shumë i gëzuar për këtë çmim dhe i falënderoj shumë bashkëlojtarët e mi. Mendoj që Malisheva do të qëndrojë në Albi Mall Superligë, meqë gjithçka është në dorën tonë. Na duhet të punojmë shumë sepse kemi para vetës 6 ndeshje shumë të vështira. Eksperienca ime në Kosovë është shumë e mirë dhe e shijoj çdo ditë. Njerëzit këtu janë shumë të këndshëm dhe mikpritës”, ka theksuar Sobowale për faqen zyrtare të FFK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Malisheva dhe Dukagjini shkojnë pa gola në pushim

    Malisheva e rikthen Prishtinën në realitet, mban gjallë ëndrrën evropiane

    Fizioterapeuti i Malishevës e grushton dhe tenton ta gjuajë me gurë gjyqtarin, përfundon në disiplinore

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.