Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Një vajzë me të meta psikike nga Ferizaj mbetet shtatzënë nga dhunimi, rasti zbulohet pasi u dërgua për të lindur

    24/04/2023 08:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numri i rasteve të keqtrajtimit seksual në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ngjarje të tilla po cenojnë sigurinë e vajzave dhe grave, të cilat po ngacmohen, sulmohen e dhunohen seksualisht.

    Ka pasur shumë raste kur si pasojë e keqpërdorimit seksual, viktimat kanë mbetur shtatzënë. Edhe më shqetësues mbetet fakti kur viktimat janë me të meta mendore, situatë kjo që shfrytëzohet nga burrat e dyshuar.

    Një rast i tillë dhe mjaft i trishtë ka ndodhur edhe së fundmi në Ferizaj, ku një vajzë, dyshohet se është dhunuar dhe për pasojë tashmë është shtatzënë. Gjithçka u zbuluar pasi viktima është dërguar në QKUK për të lindur.

    Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është pranuar në Klinikën e Gjinekologjisë, pasi nëna e saj e dërgoi në këtë qendër, nën dyshimet se e bija ishte shtatzënë, gjendje kjo që e kishte vënë re javët e fundit.

    Zbulohet se personi apo personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht viktimën, e kanë shfrytëzuar paaftësinë e saj psikike, duke e keqtrajtuar seksualisht.

    Posa Policia është njoftuar për rastin, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit e përfshirë në këtë rast të tmerrshëm.

    Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunim”.

    Artikuj të ngjashëm

    Tejkaloi shpejtësinë e kufizuar, gjobitet 21 vjeçarja në Ferizaj

    Osmani vizitoi Ferizajn dhe Shtimen: Komuna me plot potencial dhe energji rinore

    Cili është lokacioni në Ferizaj që dyshohet se u përdor për trafikimin e të miturave?

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.