Pas publikimit të videos së tij, ku Cristiano Ronaldo bën një gjest të pahijshëm në drejtim të tifozëve të Al-Hilal, që thërrsnin në kor emrin e “pleshtit”, Lionel Messi, “luzitani” 5 herë fitues i “Topit të Artë” dukej se do të merrte një dënim të rëndë, mirëpo gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Ronaldo i ka shpëtuar “ndëshkimit”.
Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të mos merrte për bazë asnjë nga videot e tifozëve të shpërndara në rrjetet sociale, por vetëm ato të transmetuara në televizioni zyrtar që ka të drejtat ekskluzive të Kampionatit arab të futbollit.
Ndërkaq, kujtojmë se ditën e djeshme, avokati saudit Nouf Bin Ahmed tha për mediat se do të bëjë një padi në prokurori për shkak të sjelljes së pahijshme të 38-vjeçarit në publik, me “luzitanin” që mund të përballej edhe me dëbimin nga Arabia Saudite, por mesa duket këtë herë “rekordmeni” portugez shpëtoi.