Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​Kapen mbi 2 kg kokainë dhe mbi 3.6 kg marihuanë në Prishtinë e Gjakovë

    18/04/2023 19:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative disa mujore në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre të dyshuar për trafikim me narkotik. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë.

    Policia ka njoftuar se ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë dhe janë arrestuar: L.Z., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar), V.M., (viti i lindjes 1993, femër kosovare) dhe F.R., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar). Si prova materiale janë sekuestruar:

    · Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),

    · Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),

    · Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),

    · Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),

    · Para të gatshme 1645 euro,

    · Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

    Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Rasti vazhdon në procedurë hetimore nga DHTN- Sektori Qendror.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Temperatura e larta, IKSHPK bën apel kujdes

    E dhimbshme, humb jetën në komunikacion në Gjermani, Nexhat Lushi nga Qyshku i Pejës

    Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.