Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, është shprehur entuziazt për miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, shkruan GazetaDemos.
Ai shpërndau një Twitter në adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi. ”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.