Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KEDS-i: Nuk kemi informata për dy nxënësit e lënduar nga energjia elektrike

    18/04/2023 13:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për dy nxënësit e lënduar nga energjia elektrike në shkollën “Faik Konica”, është deklaruar zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, duke thënë se nuk ka informacione në lidhje me këtë rast.

    “Aktualisht nuk kemi informatë të saktë se çka ka ndodhur në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. E tëra çfarë dimë është se Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, prandaj ju lus t’i drejtoheni Policisë”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Në anën tjetër, mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori ka bërë të ditur se gjendja e të dyve mbetet stabile ndërsa njëri ka pësuar djegie serioze. Njëri prej nxënësve ka pësuar djegie vetëm në duar ndërsa tjetri në duar, në regjionin femoral dhe jo vetëm.

    “Tek njëri prej tyre është më lehtë, në shuplakën e dajthtë, në djegie të shkallës së dytë, dy A dhe dy B, dhe është përpunu plaga nga kirurgu plastik, pas një observimi është pranu në kirurgjinë plastike për tretman…Tjetri i vitit 2008, janë sjellë rreth orës 11, ka djegie shumë serioze, në disa regjione, në dy shuplaka të dorës, në regjionin femural në të dy anët, në njërën anë ka shkallë shumë të rëndë… ka shkaktuar vdekje të indit, të qelizve të atij regjionit, po ashtu djegie të sipërfaqës së anës së djathtë të shpinës”, ka deklaruar ai.

    Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, ka deklaruar Ahmeti./Demos/

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.