Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se trupat shqiptare në NATO janë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë.
“Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt”.
“Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja në dy stërvitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER. Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë”, ka thënë Peleshi