Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Interi në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje e një barazim në kampionatin vendor

    17/04/2023 12:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Skuadra italiane Inter nuk është duke parë dritë me sy në javët e fundit në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A.

    Ekipi që drejtohet nga Simone Inzaghi, në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje e një barazim në kampionatin vendor.

    Fitoren e fundit kjo skuadër e kishte arritur më 5 mars 2023 kundër Lecce 2 me 0.

    Asnjëherë në histori të klubit të Interit, nuk ka ndodhur të humben tri ndeshje rresht si vendës, pa shënuar asnjë gol.

    Juventus, Fiorentina e Monza mposhtën me nga një gol Interin në shtëpi.

    Sipas mediumeve italiane, Simone Inzaghi e ka të sigurt shkarkimin nëse Interi dështon të kaloj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ky ndeshjen e parë te Benfica, Inter ka fituar 2 me 0.

    Zi-kaltrit të mërkurën takohen me Benfikën në ndeshjen kthyese çerekfinale të Chamions, kurse pas saj në Serie A udhëtojnë te Empoli.

    Kah fundi i prillit, saktësisht me datë 26, presin Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa ndeshja e parë ka përfunduar 1 me 1.

    Inter për momentin është në vendin e pestë në Serie A, pas 30 ndeshjeve ka 51 pikë.

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Ndeshja Inter – Roma shtyhet për të dielën

    Ish-mesfushori i Interit bën deklaratën e papritur: Unë jam një narkoman që…

    Interi konfirmon Lautaron si kapiten të ri

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.